Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Elbasan. Mësohet se gjatë orëve të fundit ka rezultuar e infektuar një pedagoge e fakultetit Ekonomik në qytetin e Elbasanit. Kjo e fundit është karantinuar në banesën e saj. Ndërkohë disa pedagogë të tjerë, po në këtë Fakultet, të cilët kanë pasur kontakt me të, mësohet se janë vetëizoluar.
Po kështu në qytetin e Elbasanit kanë rezultuar të infektuar edhe dy mësues të të shkollës 9-vjeçare “Ali Agjah”. Ndërsa një tjetër mësuese e kësaj shkolle është vetëizlouar pasi është në pritje të tamponit të saj.
Sakaq, në Shqipëri rritet çdo ditë numri i të infektuarve me COVID.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 108 raste të reja dhe janë shënuar edhe 2 humbje jete./ dita