Pas edukatores, infektohen me COVID-19 edhe dy mësues në shkollën 9 vjeçare në Elbasan

Dy mësues të shkollës 9-vjeçare “Ali Agjahu” në qendër të qytetit të Elbasanit, kanë rezultuar pozitiv për COVID-19. Rezulton se një tjetër mësuese e kësaj shkollë është vetizoluar, ndërsa ndodhet në pritje të përgjigjes së tamponit. Sakaq mësohet se edhe një edukatore në qytetin e Elbasanit, ka rezultuar e infektuar me COVID-19.

Ndërkohë deri më tani ka arritur në 13 numri i mësuesve të infektuar në Elbasan./descript.al