Big Basta dhe Vesa Luma janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Dyshja e njohur është larguar prej kohësh nga Shqipëria, për t’u zhvendosur në Zelandën e Re. Këngëtarja ka treguar gjithmonë lidhjen e veçantë që ka me partnerin, ndërsa nuk heziton t’i dedikojë fjalë të ëmbla publikisht.
Ajo është shumë aktive në rrjete sociale ku ndan shpesh momente me familjen e saj, ndërkohë që së fundmi ajo ka surprizuar Big Bastën me disa fjalë emocionuese. Vesa Luma ka publikuar disa nga momentet më të bukura të Bastës krah të birit Lian, ndersa shkruan: “Gëzuar babai që lëviz malet për shokun e tij. Ne të duam”.