Bashkia Elbasan njofton qytetarët se Drejtoria e Tatimeve, Tarifave Vendore dhe Mbledhjes së të Ardhurave si dhe Drejtoria e Transportit Publik janë zhvendosur në zyrat e Rajonit nr. 6, në rrugën “Faik Pajuni” (godina e ish ALUIZNI pranë Ambulancës Qendrore dhe kopshtit “Ali Arapi”). Ndërkohë zyrat e Rajonit nr. 6 janë zhvendosur pranë zyrave të Rajonit nr. 5, në lagjen “5 Maji”, pranë shkollës “Qemal Haxhihasani”.
Duke ju kërkuar ndjesë , ju lutem për çdo shërbim dhe marrje informacioni të drejtoheni në adresat e mësipërme.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!