Mbrëmjen e së shtunës, një ndodhi e pazakontë u regjistrua në një spital në Romë, që përfshiu 3 emigrantë të infektuar me koronavirus, të cilët ishin nën trajtimin e nevojshëm mjekësor. Emigrantët në fjalë, që ndodheshin prej disa ditësh të shtruar në spitalin ushtarak të Cielo-s, nuk donin të qëndronin më të shtruar dhe refuzimi i mjekëve precipitoi në ɗhunë.
Ata qëlluan me grushte dhe kafshuan mjekët dhe infermierët që u përpoqën t’i ndalonin për t’u bërë ŕrezik për njerëzit e tjerë, deri në mbërritjen e policisë, e cila i árrestoi.
Për këtë incident të rëndë reagoi dhe opozita italiane, e cila e quajti qeverinë Conte të paaftë për të siguruar jetën e qytetarëve të saj.