Momente plot tension dhe me përplasje e dhụnë kanë qenë ato sot, kur punonjësit e zyrës së Përmbarimit kishin shkuar në një familje në Belsh, për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor, por janë përballur me një 50-vjeçar, që pasi rrahu ish-bashkëshorten, kundërshtoi punonjësit e Policisë.Policia e Elbasanit aŕestoi në flagrancë shtetasin N. Ç., 50 vjeç, banues në Belsh.
Sot, në lagjen ‘Kongresi’, Elbasan, ka penguar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Elbasan dhe gjatë ekzekutimit të vendimit gjyqësor, ka ushtruar dhụnë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij duke e penguar në marrjen e kujdestarisë së fëmijës.
Gjithashtu ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë në krye të detyrës.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.