Drejtori ekonomik i Bashkisë së Elbasanit Qemal Tusha është infektuar me koronavirus, ndërsa gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar pozitivë edhe 3 raste të tjera në qytetin e Elbasanit. Sipas Newsbomb, burimet bëjnë me dije se ai është vetëkarantinuar në banesën e tij, ndërsa infektimi i tij ka shqetësuar punonjësit e Bashkisë.
Pritet që familjarët dhe kontaktet e tij të afërta t’i nënshtorhen tamponit.
Numri i personave të infektuar në qytetin e Elbasanit është 73, ndërsa pritet edhe përditësimi i situatës së COVID nga Ministria e Shëndetësisë për shifrat e fundit./newsbomb