Një aksident i rëndë ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Elbasanit, ku një 57 vjeçar i, u përplas për vɗekje teksa ishte duke kaluar te vijat e bardha. Burime bëjnë me dije se autori i mjetit, i cili u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes është një 20-vjeçar.
I riu, i cili e kishte marrë mjetin me qera në një kompani, që merret me makinat, është larguar me shpejtësi pas aksidentit, ndërkohë që Policia thotë se po punon për kapjen e tij.
Njoftimi i plotë i policisë:
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit: Sh.B., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbremjen e djeshme te sheshi “Gensher”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, të marrë me qera ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D.Gj., 57 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ështe larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij