Si sot 3 vite më parë, Orinda Huta dhe Turjan Hysko kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disavjeçare. Ata organizuan një dasmë mjaft të bukur dhe elegante, me të ftuar Vip, miq dhe familjarë, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Ka qenë Turi, ai që ka publikuar ditën e sotme dy foto nga dita e tyre e veçantë, së bashku me një dedikim romantik.

“27/07/2017 Ka ardhur koha që mos ta mbajmë më sekret! Le ta themi publikisht që ne të dy kemi 3 vite martuar. Gëzuar shpirt! Për 97 vitet e tjera mbaj përgjegjësi që do të dua, pastaj nuk i dihet jetës! Ka qenë një ditë magjike sepse kishte shumë dashuri brenda, sepse ishte dhe do mbetet dita jonë! Të dua”, shkruan Turi bashkëngjitur postimit të tij.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.