Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e naŕkotikëve. Finalizohet operacioni policor “Xibraka”. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Naŕkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”. Sekuestrohen rreth 33 kg lëndë naŕkotike e llojit ķanabis, automjeti ku u gjet lënda naŕkotike dhe dy aparate celular.
Vihet në pranga 47- vjeçari që posedonte dhe transportonte lëndën naŕkotike. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë ķriminale në fushën e naŕkotikëve, specialistët për Hetimin e Naŕkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte një sasi lënde naŕkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Xibraka”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe aŕrestimi në flagrancë i shtetasit: A. S., 47 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas u kap në fshatin Xibrakë, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd dhe gjatë kontrollit të mjetit tip “Fiat” që drejtonte ky shtetas, specialistët për Hetimin e Naŕkotikëve, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 33 kg lëndë naŕkotike ķanabis.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon puna për identifikimin dhe aŕrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari ķriminale. Materialet procedurale do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.