Në Elbasan janë shënuar ditën e ditën e sotme 4 raste të reja me COVID nga 19 tamponë të marrë një ditë më parë. Mes të prekurve me COVID-19 është edhe drejtori i një banke në Elbasan. Një ditë më parë u raportua e infektuar edhe një punonjës banke, por drejtori i prekur sot nuk u infektua nga ajo, pasi nuk i përkasin të njëjtit institucion financiar, pra kanë ndodhur në banka të ndryshme.
Pas zbulimit me koronavirus të drejtorit është bërë dezinfektimi i bankës dhe pritet t’i nënshtrohet tamponi punonjësit e tjerë të bankës dhe kontaktet që ai ka pasur.