Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se në qytetin e Durrësit ishin konfirmuar 4 raste të reja me Covid-19. Gazetari i Panorama bën me dije se rastet e reja i përkasin tre punonjësve të Inspektoriatit Shëndetësor. Këta të fundit dyshohet të jenë infektuar në terren, pasi shkojnë për kontroll nëpër lokale, se sa zbatohen masat e vendosura për frenimin e përhapjes të virusit. Ndërsa rasti i katërt në Durës i përket një inspektori të AKU-së.
Gazetarja e Panorama në Elbasan bën me dije se rasti i vetëm i konfirmuar edhe zyrtarisht sot në këtë qytet, i përket një punonjëse të një banke të dytë e cila ka rezultuar pozitive.
Kjo ka detyruar stafin të mbyllë shërbimet për klientët.
Sakaq janë marrë 40 tamponë tek të gjithë të afermit dhe miqtë e infermieres e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë bashkë me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj. Pritet pergjigja brenda 24 oreve.