David Glashin, dikur ishte një milioner që zotëronte një kompani që merrej me gërmimet e arit në Papa në Guinen e Re. Asokohe bashkëpunonte me biznesmenët më të mëdhenj të botës, e pas një “stuhie” në bursën e vitit 1987, ai humbi pjesën më të madhe të pasurisë sëbashku me miqësitë e tij..
Kur e braktisi gruaja vendosi të zhvendoset në një ishull të vogël në verilindje të Australisë. Atje i bënte shoqëri vetëm qeni. “Dua të vɗes këtu. Është parajsa ime në tokë. Kur erdha në ishull kam qenë i dhënë shumë pas parasë. Paraja i helmon njerëzit, e për shkak të tyre u shkatërrua martesa ime”, ka shpjeguar David në filmin dokumentar që flet për jetën e tij.

Ish-milioneri pranon se ndonjëherë i mungojnë bisedat me njerëz, dhe thotë se do të dëshironte që dikush ta vizitonte. Atij i pëlqen shumë natyra që e rrethon, por shtoi se nëse e gjen veten në bela nuk ka kush ta ndihmojë. “Duhet të mendoni pozitivisht gjithë kohën përndryshe do të çmendeni”, ka shtuar ai.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.