Një tjetër rast me Covid-19 është konfirmuar në Elbasan. Bëhet fjalë për juristin e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Deri sot, Elbasani kishte 8 raste aktive, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë nuk pati konfirmime për raste të reja gjatë ditës së djeshme. Në të gjthë Shqipërinë numri total i personave që janë testuar për covid-19 ka shkuar në 21510 prej të cilëve 1722 kanë dalë pozitivë.
Deri ditën e djeshme janë shëruar 1077 persona dhe vetëm 645 janë raste aktive, prej të cilëve vetëm 53 janë të shtruar në spitalin infektiv. Mëngjesin e djeshëm ka ndërruar jetë një pacient nga Tirana, 82-vjeçe e cila ishte shtruar në spitalin Infektiv, duke e çuar në total numrin e personave që kanë humbur betejën me këtë virus në 38.