Emel, bukuroshja e vogël e “Piter Pan”, gjatë puntatës së të hënës ka shpërthyer në lot. Alketa menjëherë e vuri re Emelin duke qarë dhe e pyeti përse. Pasi e mori në krah dhe e qetësoi, Emel i tregoi Alketës se kishte nisur të qante se mendonte se nuk do të arrinte t’i bënte pyetjen që kishte përgatitur për këngëtaren Eneda Tarifa.
Sapo e pa Alketa, e shqetësuar e pyeti vogëlushen nga Elbasani se përse po qante. Fillimisht e vogla e bukur iu përgjigj se ishte vŗarë, por më pas tregoi diçka tjetër që e bëri të ftuatën të qeshë. “Po e di çfarë kam unë? Ngaqë unë s‘do ta bëj pyetjen…”, i tha Emeli. “Prandaj je mërzitur ti? Se s’ke bërë pyetjen?! E kuptoj unë, por do ta bësh tani, jo një por katër pyetje”, iu përgjigj Alketa.
Dhe pyetja e parë që Emeli i bëri të ftuarës ishte: “Po ti a ke qarë ndonjëherë?” Pergjigja e Eneda Tarifës ishte: “E para njëherë, më bërë për të qarë edhe mua, nuk duhet t ë qash sepse edhe unë qaj ngaqë nuk kam zemër fare… Jam ndryshe nga çdukem në këngët e mija, nuk jam qaramane, jam humoriste, jam shumë gëzuar në përgjithësi dhe më pëlqen shuëm të bëj humor dhe ty të duas shumë se je shumë e bukur ”