Në orën 12:30 në ambientet e klubit të Vllaznisë është prezantuar trajneri i ri Hysen Dedja, i cili ka bërë të ditur se kontrata e tij është për 8 javët e mbetura të kampionat dhe ndeshjet e Kupës. I pyetur për objektivat ai është përgjigjur se pse mos të synohet deri në arritjen e Kupave të Europës.
“Të jem i sinqertë që kur kam marrë telefonatë nga administratori Suad Lici, kam pasur një emocion shumë të madh. Të vish në Shkodër është një përgjegjësi e madhe. Sa u futa sot në Shkodër, gjithçka e lidhja me futbollin, me kujtimet e mija si futbollit. Gjithçka e lidhja me atë stadiumin.
Dua të falenderoj kryetaren dhe Suadin për besimin. Kontrata ime është këto 8 javë bashkë me Kupën. Duke e ndjekur skuadrën nga larg, mendoj se është një skuadër që ka brumë. Nuk i di problemet për largimin e trajnerit Jonuz. Mendoj se kur të bisedoj me skuadrën, do t’ia bëj të qartë se objektivat do të jenë madhore, siç i ka pasur klubi në fillim të sezonit.
Të rreshtohemi në mesin e tabelës, pse jo në Kupat e Europës. Nuk e quaj periudhë të zezë. Më përpara mund të quheshin vite të zeza. Ka mbledhur 38 pikë, janë edhe 24 pikë. Të gjithë këtë që ndodhi pas pandemisë, Vllaznia mund ta kthejë në favorin e saj. Edhe po nuk morëm pjesë në Europë, mendoj që Vllaznia ka hyrë në shina. Prodhon futboll. Mendoj që kjo është një Vllazni tjetër. I kam bërë një analizë që kur mora telefonatën e parë. Sa mu dha rasti kam ndjekur disa kronika të gabimeve që duhet të korrigjohen.
Unë do të ulem që sot me skuadrën, do të kem kohë të bisedoj me lojtarët. Dua që të jemi sa më afër me spordashësit. Kupa e Shqipërisë është një objektiv për të shkuar në Europë. I kam ndjekur të gjitha zhvillimet, por nuk mendoj që do të ketë problem,”- u shpreh Dedja.