Qytetarët shqiptarë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor do ta kenë të pamundur të udhëtojnë drejt zonës Shengen deri në 30 qershor. Kjo pasi shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Europian janë shprehur në favor të shtyjes së afatit fillestar për rihapjen e kufijve të jashtëm të kësaj organizate.
Ky afat ishte fiksuar në 15 qershor dhe tashmë shtyhet me dy javë të tjera, deri në 30 qershor. Ky ishte konkluzioni i takimit me videokonferencë të ministrave te brendshëm te Bashkimit Europian, i artikuluar në konferencën e shtypit përmbyllëse të takimit nga presidenca kroate.
“Një zgjatje e afatit të kufizimeve për udhëtimet në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian është propozuar deri në fund të qershorit. Kjo bëhet për të mundësuar një hapje graduale të kufijve të jashtëm. Ne kemi rënë dakord që hapja e kufijve duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar, jo diskriminuese dhe proporcionale mbi bazën e disa kritereve. Kriteret do të përcaktohen nga qëndra europiane e parandalimin dhe kontrollin e sëmnudjeve (ECDC) “, tha Terezija Gras, sekretare e shtetit kroat.
Komisionerja europiane për punët e brendshme, Ilva Johanson konfirmoi, tha se Komisioni Eurooian do të punojë ndërkohë me shtetet anëtare për përcaktimin e kritereve mbi bazën e të cilave do rihapen kufinjë e jashtëm të Bashkimit Europian. Ekzekutivi europian pritet të prezantojë rekomandimet per kriteret javën e ardhshme .
“Shumica e shteteve anëtare mbështetën një shtyrje të afatit për hapjen e kufinjve të jashtëm me dy javë. Kjo u mbështet nga shumë ministra të brendshëm. Gjithashtu ata mbështetën një qasje të koordinuar për hapjen e kufinjve të jashtëm, si edhe përcaktimin e kritereve te qarta. Kishte disa mospërputhje lidhur pikërisht me kriteret që duam të ndjekim.
Ne do të vazhdojme diskutimet me shtetet anetare para se të propozojmë udhëzimet e Komisioni Europian për hapjen e kufinjve të jashtëm”, u shpreh ajo. Lidhur me kufinjtë e brendshëm te zonës Shengen, shumica e shteteve Shengen janë shprehur në favor të hapjes së tyre në 15 qershor dhe disa shtete anëtare në fund të qershorit. /abcnews