Prej 13 vitesh Bide Muzhaqi është e izoluar në këtë shtrat në shtëpinë e saj në lagjen “Vullnetari” në Elbasan. Një sëmụndje e rëndë paralizoi gruan në atë kohë 54 vjeçe e cila përveç sëmundjes duhet të vuajë edhe kushtet ekstreme të jetesës në varfëri. Teksa pensioni nuk mjafton as për medikamentet dhe ushqimin e siguron vetëm nga shoqatat apo fqinjët, e moshuara ka frikë të jetojë në errësirë ndaj i druhet borxheve ndaj OSHEE.
Prej 7 vitesh bashkëshorti është ndarë nga jeta, edhe ky i paralizuar, ndërsa dy djemtë janë të sëmurë e të larguar nga shtëpia ndërsa vajza e martuar ka pak mundësi për të ndihmuar nënën e saj.
Në Shqipëri mungojnë qendra shëndetësore njëkohësisht azile për të moshuarit e sëmurë dhe pa asnjë kujdesjeje, që të paktën ditët e fundit të jetës ata t’i kalojnë denjësisht.
Top Channel