Para pak ditësh u mbajt Eurovizioni 2020, por për herë të parë u zhvillua online dhe pa garë. Eurovizioni u shndërrua këtë vit në “Europe Shine A Light” ku secili shtet dërgoi klipet e këngëve dhe vendi ynë u përfaqësua nga Arilena Ara me këngën “Falling from the sky”. Mirëpo shumë shtete kanë vendosur që të dërgojnë të njëjtit këngëtarë me këngë të reja vitin e ardhshëm.
Sipas “Prive”, të konfirmuar janë artistët nga këto 18 shtete: Australia, Austria, Azebejxhani, Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke, Gjeorgjia, Greqia, Izraeli, Letonia, Malta, Rumania, San Marino, Sllovenia, Spanja, Zvicra, Holanda dhe Ukraina.
Nga kjo listë eshtë edhe një shqiptar dhe bëhet fjlaë konkretisht për përfaqësuesin e Zvicrës, Gjon’s Tears. Ndërsa, sa i përket Arilena Arës nuk dihet ende nëse do të marr pjesë vitin që vjen, duke qenë se nuk ka një njoftim nga RTSH deri më tani dhe nuk i dihet se çfarë kanë vendosur.