Një aksident ka ndodhur para pak minutash në fshatin Shushicë të Gramshit. Sipas informacioneve te para, mësohet se një automjet ka rënë rreth 40 metra thellësi në liqenin e Banjës, Gramsh. Sakaq, dyshohet se brenda automjetit ndodhen disa persona, ndërsa njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Ndërkohë nuk dihen ende detaje më të hollësishme, ndërsa pritet komunikata zyrtare e policisë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.