Vedat Muriqi është duke kaluar një periudhë shumë të mirë këtë sezon, teksa po tregon paraqitje të shkëlqyera me Fenerbahçen në Turqi. Pikërisht paraqitjet e shkëlqyera të sulmuesit të Kosovës, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e kampionateve të mëdha.
Lacio i Tares dhe Napoli e ndjekin prej kohësh futbollistin dhe do të përpiqen ta afrojnë në verë, por nuk janë vetëm këto dy ekipe që duan shërbimet e sulmuesit. Interes për Muriqin kanë shfaqur edhe 3 ekipe angleze. Bëhet fjalë për Totenhemin, Kristal Palasin dhe Lestërin. Të 3 këto klube e pëlqejnë shumë sulmuesin kosovar dhe do përpiqen ta bëjnë pjesë të tyre./PANORAMASPORT/