Ditës e sotme në qytetin e Elbasanit u identifikuan dy raste të reja me koronavirus. Gjithashtu u bë e ditur se rastet e reja në Elbasan janë një burrë 62-vjeç, shofer autobusi dhe gruaja e tij, të cilët janë me banim në lagjen 5 Maji. Me këto dy raste numri i të prekurve në Elbasan shkon në 18, ndërsa prej disa ditësh nuk ishin konstatuar raste të reja, dhe kishte një rritje të numrit të të shëruarve.
Menjëherë pas publikimit të lajmit për konfirmimin e dy rasteve të reja me Covid-19 në Elbasan, bashkia e këtij qyteti ka marrë masa për dezinfektimin e zonës ku jetonin personat e infektuar. Mengjesin e sotëm grupi i punonjësve të bashkisë ka shkuar me pajisjet e nevojshme me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.
Sipas epidemiologëve megjithse ditët e fundit ka patur një shtim të rasteve të identifikuara me koronavirus duhet thënë se më e keqja ka kaluar dhe situata në lidhje me koronavirusin është optimiste. Gjithashtu ata theksojnë se masat e marra deri tani kanë pasur impakt absolut, pasi janë marrë në kohën e duhur”.