Në qytetin e Elbasanit situata është e qetë ku qytetarët i janë përshtatur masave të kërkuara për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë vëzhgimit të bërë në disa nga rrugët kryesore të qytetit të paktë janë ata qytetarë të cilët lëvizin për të bërë pazaret e ditës.
Nëpër tregje nuk ka dyndje duke përfituar dhe nga zgjatja e orarit për disa biznese. Në rrugë janë prezentë forcat e policisë dhe ushtrisë të cilat verifikojnë çdo person a është i pajisur me lejen e daljes ose jo.
?#Elbasan – Punonjësit e Policisë Bashkiake ??♀️ janë gjithë kohës në kontroll të territorit dhe po monitorojnë që çdo qytetar të respektojë distancat e sigurisë dhe lëvizjen sipas fashave orare.??♀️➖??
❗️Kujdes rreziku ende s’ka përfunduar!
#DoiaDalim?- shkruan Llatja ne facebook.