Policia e Shtetit, raporton përmes kanalit zyrtar masat që janë marrë për “të pabindurit” që kanë refuzuar izolimin. Kështu, në publikimin e radhës Policia ka referuar goditjen e 5 shtetasve që përpos gjobave të aplikuara nga masat në fuqi, do të ndiqen edhe penalisht. Mes tyre, janë një berber në Durrës dhe një pronar lokali në Elbasan.
“Procedohen dhe administrativisht penalisht 5 shtetas. Në këtë kuadër, në Durrës, shërbimet e Policisë, gjatë monitorimit për zbatimin e masave kufizuese nga subjektet të cilëve nuk u lejohet të ushtrojnë aktivitetin, sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7, kanë konstatuar për herë të dytë në lagjen 12, Durrës, shtetasin N. K., i cili ushtronte aktivitetin në kundërshtim me këtë Akt. Ky shtetas ishte konstatuar nga Patrulla e Përgjithshme edhe më datë 7 prill, duke ushtruar aktivitetin e berberit në mënyrë të paligjshme. Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës u mor masa e pezullimit të aktivitetit për 6 muaj”, sqaron Policia.