Masat shtrënguese që ka marrë qeveria shqiptare kundër Covid-19 kanë ndikuar në jetën e të gjithsecilit prej nesh. Por anëtarët e komunitetit rom në Elbasan janë më të prekurit, për shkak të gjendjes social- ekonomike. Masat kufizuese u kanë hequr mundësitë e pakta për punë, çka për ta përkthehet në pamundësi për garantuar bukën e gojës.
Nje familje ne kushte te veshtira shprehet:
Në këtë shtëpi jetojnë 12 frymë! Më i vogli 1 muajsh dhe më i madhi 76 vjeç. Në javën e katërt të karantinës, kjo familje e komunitetit rom në Elbasan ankohet se po vuan urine. Kryefamiljari, thotë se ata kanë jetuar sot për sot. Bukën e nxirrnin me grumbullimin e materialeve të riciklueshme. Por me masat kundër përhapjes së koronavirusit, janë të bllokuar.
“Po nuk punova me bidona ku do të ha? Ka borxh 170 mijë lekë te komshiu, nuk më jep më.” Në këto kushte kërkojnë mbështetjen me ndihma ose të lejohen të sigurojnë vetë bukën e gojës, siç kanë bërë para se të shpalleshin masat kufizuese. “3 familje, 12 veta. Nga një dhomë kanë dhe duan të hanë. Ne kërkojmë ndihmë nga shteti, ose të na lënë të punojmë.”
Komuniteti rom në vazhdimësi është ankuar për mungesën e mbështetjes në këto ditë të vështira të luftës me koronavirusin./oranews