Blogerja Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha prej 5 vitesh janë një ndër çiftet më të komentuar në media. Ata janë përfolur shpesh se do të bëjnë dasmë këtë verë, por mesa duket pandemia e Covid-19 ia ka anulluar.
Mbrëmjen e djeshme, Armina i ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj në Instagram të bëjnë pyetje të ndryshme, ku nuk ka nguruar të tregojë edhe detaje rreth dasmës. Bukuroshja ka rrëfyer se në Como të Italisë, të ulur në një stol, ka marrë propozimin e parë nga Shkëlzeni dhe në çdo përvjetor shkojnë aty. Megjithatë dasmën do e zhvillojnë në Shqipëri, pasi kanë në plan të kenë shumë të ftuar
‘Historia me Comon është e tillë, në udhëtimin e parë në vitin 2014, Zeni dhe unë pamë një vend që e pëlqenim të dy dhe u bë si traditë që çdo përvjetor shkonim aty. Tek ai stol kam marrë edhe propozimin e parë, spontan. Dasmën me siguri do ta bëj në Shqipëri sepse kam dëshirë të ftoj shumë vetë, dhe jashtë është vështirë organizimi’, shkruan blogerja.