Një 38 vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve të para, personi është gjetur i pajetë në banesën e tij nga i vëllai. 38 vjeçari banonte në lagjen “Çlirim” të qytetit.
Ende nuk dihen shkaqet nga të cilat ka ndërruar jetë 38 vjeçari, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.