Një sherr masiv ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews se 20 të rinj janë përleshur me njëri-tjetrin me mjete të forta.
Të rinjtë janë goditur me shkopinj, karrige e sende te tjera, ndërsa dyshohet se ka disa të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vullnetari”, ndërsa aty kanë shkuar shumë forca policie, të cilët kanë bërë të mundur shoqërimin e 6 prej të rinjve.
Të shoqëruarit ndodhen në Komisariatin e Elbasanit, ndërsa ende nuk dihen motivet e sherrit të të rinjve, të cilët, në fakt kanë thyer edhe karantinën. /abcnews