Një biznesmen në Elbasan është infektuar me koronavirus.
46-vjeçari është infektuar në ambientet e aktivitetit të tij. Mësohet se 46-vjeçari është dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmë pasi ka shfaqur probleme shëndetësore dhe aktualisht po kurohet.
Pasi testi i tij rezultoi pozitiv, u bënë analizat e familjarëve të tij.
Ndersa sot i është bërë dezinfektimi i banesës dhe lokalit të biznesmenit të prekur nga koronavirusi.