Pavarësisht se e diela është një ditë izolimi për këdo në Shqipëri, sërish disa grabitës në qytetin e Elbasanit kanë dalë në rrugë për ‘ditën e punës’.
Gjatë pasdites së djeshme, është tentuar të vidhet një banesë në qytet, pranë pallatit të sportit në Elbasan.
Grabitësit gjithsesi nuk e kanë çuar deri në fund ‘punën’ pasi kanë pikasur një patrullë policie aty pranë dhe janë larguar me shpejtësi.
Policia ndërkohë është vënë në ndjekje, dhe po punon për identifikimin dhe kapjen tyre.