Prodhimet bujqësore ne Elbasan shënojnë rritje/ Balla: Konsumoni sa më shumë prodhime “Made in Albania”

‘“Prodhimet bujqësore shqiptare shënojnë rritje, ndaj konsumoni sa më shumë prodhime ‘Made in Albania’, por ama është papranueshme dhe shumë e rrezikshme mosrespektimi i distancës në dyqane e tregje”, deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla ishte sot në Jagodinë, në një nga zonat bujqësore më të rëndësishme në Elbasan dhe pse jo në gjithë Shqipërinë.

“Banorët e kësaj zone në këtë periudhë të vitit kanë shitur të gjithë prodhimin e lakrës, kryesisht për eksport, në vendet përreth nesh, por edhe në vendet balltike. Këtë vit kishin mbjellë tre herë më shumë se vjet, rreth 2.5 milionë fidanë, por fatmirësisht situata e vështirë nuk e ka afektuar shitjen. Sot filloi mbledhja e kungullit, sasia e mbjellë e të cilit është më e madhe sesa vitin e kaluar”, tha Balla.

Balla tha se “në nivel kombëtar, edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave nga Drejtoria e Doganave vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasuar me marsin 2019”.

Ai tha se “edhe tre muajt e parë të këtij viti janë me rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar”.

“Disa prej bujqve më pyetën të shqetësuar për garancinë e shitjes së prodhimeve të tyre, duke e lidhur me kohëzgjatjen e pandemisë. Askush nuk e parashikon dot se sa do të zgjasë situata e pandemisë. Por deri më tani jemi në raporte shumë të mirë për sektorin agro-ushqimor në tërësi ndonëse ka çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara”, tha Balla.

Ai falënderoi bujqit dhe blegtorët, të cilët vijojnë punën normalisht duke iu përshtatur edhe masave të distancimit social që këshillohen për të shmangur COVID-19.

“Është shumë e rëndësishme për ta por edhe për konsumatorët që prodhimet e tyre të vijojnë të mbërrijnë në treg, duke ruajtur kështu zinxhirin ekonomik të prodhimeve tona “Made in Albania”. Prandaj thirrja ime është të konsumoni prodhime shqiptare”, tha Balla.

E L B A S A N I P R O D H O N

Bujqit në #Elbasan punojnë, prodhojnë për Shqipërinë dhe eksportin, pavarësisht peripecive e vështirësive të situatës që ndodhemi. ??‍?

Me Taulantin dhe Arbenin ishim sot në Jagodinë të Njësisë #Shirgjan, për të garantuar të gjithë mbështetjen tonë ndaj prodhimeve vendase #MadeInALBANIA

të cilat tanimë po njohin tregjet evropiane, Lituani e vendet Balltike-shkruan Llatja.

#ShqipëriaqëDuam