Shkëlqim Koçi, xhaxhai i këngëtares së njohur Greta Koçi, ka përdorur emrin e mbesës së tij artiste, për të mashtruar personat me qëllim kalimin nga Shqipëria në drejtim të Kanadasë. Shkëlqimi, kishte ngritur një skemë tepër të sofistikuar me të cilën arrinte të bindte, personat të ndryshëm që dëshironin të kalonin në Kanada ose Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por tashmë kjo skemë është zbuluar dhe xhaxhai i këngëtares Greta Koçi, është dënuar me 7 vjet heqje lirie.
Sipas dosjes së prokurorisë çdo klienti Shkëlqimi, i kërkonte një shumë prej 10 mijë dollarë, duke i premtuar se mbërritjen në Kanada ose SHBA, e kishte të sigurt pasi do ta bënte pjesë të stafit të mbesës së tij Greta Koçi, e cila jepte koncerte herë pas here në këto dy shtete. Një skemë të tillë Shkëlqim Koçi, e ka përdorur me rastin e tentativës për ta dërguar në Kanada, bashkëshorten e oficerit Virson Strokës, shtetasen Erinda Stroka. Mësohet se që prej vitin 2009 deri në 2012 oficeri Virson Stroka, ka jetuar në Kanada dhe ka pasur si dëshirë të marrë bashkëshorten e tij Erinda Stroka dhe për këtë gjë, i ka pohuar një miku i tij, Gjergji Hysi, i cili ndodhej në Kanada, se mund ta ndihmonte vetëm, Shkëlqim Koçi.
Nisur nga kjo situate është bërë e mundur njohja dhe komunikime në skype mes Shkëlqimit dhe Virsonit. Shkëlqimi, ka marrë përsipër që të mundësojë marrjen e vizës për në Kanada në emër të Erinda Strokës, nëpërmjet mbesës së tij Greta Koçi e cila me stafin e saj do të jepte një koncert në Kanada, duke i premtuar se bashkëshortja e tij, do të jetë pjesë e këtij grupi, kundrejt vlerës 10.000 dollarë. Për të bërë të mundur këtë ai ka kërkuar që kjo shumë të derdhet në llogarinë e tij, e cila i është vënë në dispozicion, ku është arritur që të kryhet transaksioni bankar në datën 7 tetor 2017, nga llogaria e Erinda Stroka tek llogaria e Shkëlqim Koçit, pranë një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Shuma e paguar është plot 7 mijë e 300 euro. Kjo pagesë është kryer, pa pasur asnjë kontakt fizik por vetëm bisedime në internet me Shkëlqim Koçin, pasi ky i fundit i ka pohuar se ndodhej në Spanjë. Nëpërmjet gënjeshtrës, do të mundësonte të dërgonte Erinda Stroka në Kanada tek i shoqi, duke siguruar vizë kanadeze me grupin e mbesës së tij Greta Koçi, që do të shkonte për koncert në Kanada.
Për këtë nga ana e tij për të qenë më bindës ndaj tyre është thënë se ajo ka dhënë koncert me parë edhe në Amerikë, fakt i cili ka qenë i vërtetë. Por, pas pagesës së shumës prej 7300 euro nëpërmjet bankës në numrin e llogarisë së tij, ai nuk ka dalë më në skape, duke bërë të pamundur komunikimin me të. Oficeri Virson Stroka, ka mbërritur në Shqipëri dhe ka marrë kontakt me këngëtaren Greta Koçi, por kjo e fundit i ka pohuar se nuk dinte asnjë gjë për këtë punë që ai kishte kurdisur me xhaxhain saj, Shkëlqimin.
Nisur nga kjo situatë, të dy bashkëshortët Stroka kanë depozituar kallëzim penale për “Mashtrim me pasoja rënda” ndaj Shkëlqim Koçit, i cili tashmë është dënuar me 7 vite burgim nga gjykata e Tiranës.