Pas kthimit të Spitalit “Shefqet Ndroqi” në qendrën e dytë pritëse për pacientët me COVID 19, katër pacientë nga Senatoriumi janë transferuar në spitalin rajonal të Elbasanit.
“Ata po vijojnë trajtimin dhe po asistohen nga mjekët e tyre që i kanë ndjekur si raste edhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë dhe nga stafi mjekësor në Elbasan. Ata po trajtohen për sëmundje kronike. Spitali i Elbasanit ka liruar katin e dytë që do të jetë në dispozicion për Tiranën”
Sakaq spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë ka mirëpritur pacientin e parë me COVID 19, një 18 vjeçare nga Lezha e cila dje i është nënshtruar dhe operacionit të apandesitit.
Ky spital ka rreth 190 shtretër.