Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca shkroi në Twitter se nga Brukseli, do të ketë një ndihmë konkrete për Shqipërinë dhe luftën e saj kundër koronavirusit. Soreca shkruan se parashikohen 4 milionë euro për pajisje dhe mbështetje për sistemin shëndetësor; 11 milionë euro për mbrojtje sociale, dhe deri në 35 milionë për rimëkëmbje ekonomike.
“ BE-ja është gjithmonë me Shqipërinë në rast nevoje”, ka shkruar ai.
Lajmin e ka përshëndetur kryeministri Edi Rama.
“Bashkimi Europian i akordon Shqipërisë 50 milionë euro për luftën kundër covid-19. Zoti i shqiptarëve është i madh”, shkruan Rama në Facebook.