Në të gjitha ekipet më të mëdha mjekësore e studimore në botë është duke u studiuar koronavirus, për të gjetur një kurë efektive të ndalimit të sëmundjes që ka marrë mijëra jetë njerëzish dhe është due prekur në shifra të frikshme dhe shumë të tjerë.
Një grup studimi në Francë ka arritur në përfundimin se kombinimi i Hidroksiklorokinë + Azitromicinë mund të trajtojë një pacient të prekur me koronavirus brenda 6 ditësh.
Ky studim i drejtuar nga Didier Raoult i ka dhënë provat teksa 100% e pacientëve që kanë marrë kombinimin mes GCQ dhe Azitromicinës kanë rezultuar negativë dhe virologjikisht janë shëruar brenda 6 ditësh.
Çfarë është diroksiklorokina dhe pse është më e efektshme se klorokina?
Hydroksilklorina është një medikament (tabletë) e lirë, në dispozicion global, që u aprovua për përdorim të gjerë mjekësor që nga viti 1955 dhe që zakonisht përdoret sot për të trajtuar malarien, eritematozën sistemike të lupusit dhe artritin reumatoid.