Britney Spears, një prej yjeve të muzikës botërore sot po përballet me probleme të shëndetit mendor.
Sipas mediave të huaja, shkak për këto çrregullime të saj është bërë përdorimi i drogës, duke transformuar plotësisht divën. Kanë qenë të shumta rastet kur Britney është parë duke konsumuar drogë dhe në disa raste ajo ka përfunduar edhe duke fjetur në parking.
38-vjeçarja është shkëputur nga muzika dhe daljet publike dhe herë pas here përpiqet që të marrë vëmendjen në mediat sociale. Ajo publikon herë pas herë imazhe nga përditshmëria e saj, por interesi i mediave për të ka rënë dukshëm.
Në vitin 2007 38-vjeçarja humbi kujdestarinë e fëmijëve dhe kur ka kaluar më shumë së një dekadë, Britney nuk ka arritur që t’i marrë djemtë e saj 12 dhe 13 vjeç.
Ylli është braktisur nga të gjithë dhe gjendja e saj e rënduar duket fotot e publikuara.