Zvicra u bë vendi i fundit që konfirmoi përfaqësuesin e saj për në Eurovision. Ata kanë zbuluar se Gjon’s Tears do t’i përfaqësojnë ata në Roterdam me këngën “Répondez-moi” (Përgjigju mua), përcjellë KultPlus.
Kënga e tij “Répondez-moi” përshkruhet si “mistike dhe e fortë”, duke ndjekur rrugëtimin e vetë artistit gjatë jetës. Në një prononcim nga SRF, Gjon’s Tears thotë:
“Të gjithë pyesin veten pse saktësisht jemi këtu, nga vijmë dhe ku po shkojmë. Këto janë pyetje kryesore, veçanërisht për njerëzit me prejardhje migrante. Prindërit e mi janë nga Shqipëria dhe Kosova. Jam rritur në Zvicër dhe është shtëpia ime, këto janë pyetje për të cilat mendoj shumë. “
Gjon’s Tears është emri skenik i Gjon Muharremit. Ai gjithashtu interpreton në një grup me të njëjtin emër. Gjon është i lindur në Zvicër me një baba kosovar dhe nënë shqiptare.
Ai njihet në Shqiptari sidomos për paraqitjen e tij në ‘Albania’s Got Talent’ në vitin 2010 dhe së fundmi ai bëri emër në Francë vitin e kaluar duke u shfaqur në “The Voice”.
Përfaqësuesja e Shqipërisë për këtë vit në Eurovision, Arilena Ara, nuk do të jetë e vetja shqiptare që do të ngjitet në këtë skenë të madhe. / KultPlus.com