Mjeku i spitalit infektiv të San Martinos ka bërë thirrje që njerëzit të mos alarmohen nga koronavirus sepse të gjithë po lëndojnë veten.
“Ne duhet të jemi të sigurtë, siç kam qenë që nga fillimi. Koronavirusi është më shumë si grip i rëndë dhe jo një murtajë”, tha Matteo Basseti.
Prej disa ditësh, ai përsërit që njerëzit të qëndrojnë të fortë dhe të kenë një mendje të qetë.
Matteo sqaroi se është sëmundje e vështirë nga pikëpamja epidemologjike por nga ana klinike, është një trend i qetë, edhe në nivelin italian.
“Unë jam pranë familjeve të viktimave, por më lejoni të them që në Itali nuk ka asnjë pacient të vdekur nga koronavirus. Kur njëri hyn në spital nga sulmi në zemër dhe vdes nga koronavirus, në fakt ai nuk ka vdekur nga koronavirus por nga sulmi në zemër. Nëse njëri gjendjet i vdekur në shtëpi, ashtu siç ndodhi në zonën e Lombardisë, kush e di që vdiq nga koronaviru? Për ta thënë qartë, askush nuk ka vdekur në Itali nga koronavirus. Është një formë e rëndë virale, por ka ndikim më të madh se Sars”, u shpreh mjeku infeksionist.
Edhe për të moshuarit, Matteo bën thirrje që të qëndrojnë të qetë dhe nuk është e nevojshme që të vishen maska.
Ashtu siç informon OBSH, mjeku thekson se larja e duarve është shumë e rëndësishme. I pyetur përse është i vetmi që thotë se nuk ka viktima nga koronavirusi në Itali, mjeku tha:
“Në 90% të rasteve, sëmundja nuk është serioze. Unë nuk kam shpikur asgjë: numri i të prekurve në Kinë na tregon se vetëm 2% kanë vdekur. Pneumonia normale që trajtojmë në spital ka një shkallë vdekshmërie prej 4-5%, dy herë më shumë se koronavirusi. Ju absolutisht nuk duhet të keni frikë.”/
Nje koment
Pingback: 1convenience