Këngëtarja e njohur, Daffy ka rrëfyer sëfundmi historinë e trishtë të jetës së saj përmes një postimi në rrjetet sociale. Në njoftimin e saj në rrjetet sociale këngëtarja ka zbuluar se ajo është përdhunuar, droguar dhe mbajtur peng për disa ditë me rradhë.
Lidhur me pyetjet e ngritura nga fansat, miqtë e saj, mbi të gjitha nga mediat rozë por jo vetëm se ku është zhdukur Daffy, ajo ka shkruar se e vërteta është se e kanë përdhunuar, droguar e mbajtur peng për disa ditë.
“Shumë prej jush kanë pyetur veten se ku jam zhdukur apo çfarë ka ndodhur me mua. E vërteta është se jam përdhunuar, droguar dhe mbajtur peng për disa ditë. Kam mbijetuar dhe rekuperimi ka kërkuar kohën e vet”.-ka shkruar këngëtarja.
Ndër të tjera ajo ka thënë se në ditët në vazhdim do të japë një intervistë për të treguar të plotë se çfarë i ndodhi gjatë ditëve kur u rrëmbye, ku deri më tani nuk ka shtuar detaje të tjera.
“Javët e ardhshme do të postoj një intervistë. Shpresoj që pyetjeve tuaja t’i përgjigjem në atë intervistë nëse mundem.”- shkruan Duffy.