Virusi i gripit në Greqi deri tani ka shkaktuar 8 viktima, dhjetë ditët e fundit. Autoritetet greke të shëndetësisë u shprehën se duke marrë në konsideratë numrin e madh të të prekurve, kjo ishte një gjë e pritshme.
Përveç viktimave janë 28 personat që po marrin trajtim mjekësor si pasojë e komplikacioneve të rënda në repartet e reanimacionit. Mjeket japin alarmin për vaksinim sa më të shpejtë sidomos të grupmoshave me rrezikshmëri të lartë, si fëmijët dhe të moshuarit. Mjekët konfirmuan për mediat se 8 viktimat dhe 28 të tjerë të prekur nga virusi bënin pjesë në grupin e personave të pavaksinuar.
Agjensia europiane e shëndetit, në muajin dhjetor paralajmëroi për përhapjen e virusit të gripit H1N1 , duke u bërë thirrje zyrtarëve dhe gjithë sistemit shëndetësor të jenë në gatishmëri. Perhapja e virusit favorizohet nga kushtet klimatike. Specialistet gjithashtu paralajmerojnë se virusi në fjalë do të ketë një përhapje edhe më të madhe në ditët në vijim pasi periudha e virozave zgjat zakonisht deri në fund të marsit.
Vitin e kaluar në Greqi humbën jetën nga gripi i tipit A dhe komplikacionet që ai shkakton të paktën 152 persona./abcnews
Nje koment
Pingback: 1template