Një person i dytë ka ndërruar jetë për shkak të një pneumonie misterioze që ka prekur disa persona në Uhan, në qendër të Kinës. Viktima, një 69 vjeçar, ishte shtruar në spital me disa dëme në organe të ndryshme dhe me një funksionim anormal të veshkave. Në total janë 41 rastet me pneumoni në qytet dhe sipas autoriteteve shëndetësore janë prekur nga një lloj i ri i “ coronavirus”, tip virusi shumë i përhapur që mund të shkaktojnë infeksione nga një i ftohtë i thjeshtë deri në forma akute të sindromave të frymëmarrjes, e ashtuquajtur Sars.
Rastet e pneumonisë virale shpërthyen në dhjetor në Uhan, qyteti më i populluar i Kinës lindore me 11 milion banorë. Komisioni shëndetësor i Uhan konfirmoi se 12 persona janë shtruar dhe më pas kanë dalë nga spitali, ndërsa pesë të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Personi që ndërroi jetë ishte sëmurur në 31 dhjetor dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar në 4 janar, me tuberkuloz mushkërie dhe dëmtim të funksioneve të disa organeve.
Edhe në Japoni një person është sëmurë. Më shumë se 750 persona janë vënë në vëzhgim në Uhan pasi kanë qenë në kontakt me bartës të virusit, dhe nga këta 644 kanë dalë nga spitali ndërsa 119 të tjerë janë ende në vëzhgim. Viktima e parë e virusirt është një person 61 vjeç i cili rezultoi pozitiv ndaj testit.
Në Tajlandë është shënuar rasti i dytë i prekjes me këtë virus, është një turiste kineze 74 vjec. Gruaja vinte nga qyteti i Uhan dhe u shtrua në spital në Bangkok: ajo vuan nga një pneumoni që lidhet me ‘coronavirus’, por gjendja e saj shëndetësore po përmirësohet. Një tjetër rast, i sinjalizuar pesë ditë më parë po në Tajlandë, ishte një turist kinez, i cili dhe ai po përmirësohet. Ndërkohë në Tajlandë janë përforcuar kontrollet në aeroporte në prag të vitit të ri kinez, një periudhë kur mund të vijnë dhe 1300 udhëtarë në ditë nga Uhan. Ende nuk ka asnjë të dhënë të sigurtë për sa i përket natyrës së virusit. I vetmi informacion është se shumë persona të sëmurë kishin frekuentuar merkaton e peshkut në Uhan. Aty shiten dhe kafshë të gjalla. Autoritetet shëndetësore fillimisht menduan se virusi mund të jetë transmeuar nga kafshët e egra.
Merkato e peshkut tashmë është dizinfektuar. Nuk është Sars, përgjegjës i sindromës së frymëmarrjes akute që në periudhën 2002 – 2003 vrau më shumë se 700 persona sidomos në Kinë dhe Hong Kong. Virusi i ri nuk korrespondon as me Mers, sindroma e frymëmarrjes në lindjen e mesme që u shfaq në vitin 2013 në Arabinë Saudite. Bëhet fjalë për një mikroorganizëm të ri që shkencëtarët nuk kanë mundur ende ta identifikojnë. Organizata botërore e shëndetësisë u shpreh se nuk ka informacione të mjaftueshme për të vlerësuar se sa e rëndë është në të vërtetë situata./abcnews