Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në Kinë, ku një autobus në pritje ka rënë në një gropë e cila u hap papritur në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur në një rrugë në Xining në provincën veri- perëndimorë të Qinghai ku autobusi i cili ndohej në stacionin e udhëtarëve u përpi nga gropa. Mediat botërore raportojnë se bilanci është 6 të vdekur deri më tani, 10 të zhdukur dhe 16 të plagosur.
Ndërkohë autobusi është mundur të ngrihet lart me vinç por ka ende njerëz të zhdukur. Ky fenomen dyshohet të ndodhë për shkak të gabimeve në ndërtime.
Gropat rrugore nuk janë një fenomen unik në Kinë, pasi në 2016 në provincën qëndrore të Henan humbën jetën 3 persona.