Ndërprerje të energjisë elektrike për 3 ditë në disa fshatra të Elbasanit, ja zonat dhe oraret

Banorët e disa fshatrave në zonën e Elbasanit do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike për tre ditë me radhë, duke nisur nga dita e sotme.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të prekë fshatrat Kryezjarrth, Mjekës dhe Bujqës, në fashën orare nga ora 08:00 deri në 17:30.

Shkak i këtij kufizimi është zhvillimi i punimeve remont në rrjetin elektrik, të cilat synojnë përmirësimin e furnizimit dhe shmangien e problematikave të mundshme në vijim.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të marrin masat e nevojshme për të përballuar këtë periudhë pa energji elektrike, ndërsa pritet që situata të normalizohet pas përfundimit të punimeve.