Dhuna dhe kaosi pas Flamurtari-Elbasani, e pësojnë vlonjatët me ndëshkime shumë të rënda

Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot vendimet edhe për ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në fund të ndeshjes mes Flamurtarit dhe Elbasanit, ku kishte kaos në dhomat e zhveshjeve me përplasje mes lojtarëve dhe stafeve të dy skuadrave.

Edhe pse vlonjatet kanë akuzuar futbollistin e Elbasanit, Emiljano Musta, si shkaktar të sherrit dhe iniciator i përplasjeve, për Disiplinën, problematikët kanë qenë vetëm vlonjatet.

Kësisoj, klubi është dënuar me një gjobë të majme, ndërsa është pezulluar 6 muaj mbrojtësi Luçiano Skuadrone, bashkë me pjesëtarin e stafit Artan Memetaj (një vit) të cilët janë dënuar si personat që kanë sulmuar kundërshtarët.