Elbasan/ Dyshohet se humbi jetën nga pakujdesia, procedohen dy mjeke të Urgjencës

Dy mjeke në Elbasan janë proceduar penalisht, pas një kallëzimi të bërë nga një shtetase, e cila ka humbur jetën në Urgjencën e Spitalit të Elbasanit.

Sipas kallëzimit nëna e saj; shtetësja 63-vjeç dyshohet se ka humbur jetën nga pakujdesia gjatë trajtimit mjekësor.

Ndërkohë autoritetet njoftojnë se po punohet për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të saktë  të humbjes  së jetës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset E. R. dhe Xh. T., me detyrë mjeke në Urgjencën e spitalit të Elbasanit, pasi ka kallëzuar shtetasja E. T., se ka humbur jetën në këtë pavion, nëna e saj, shtetasja L. Gj., 63 vjeçe, dyshohet nga pakujdesia gjatë trajtimit mjekësor.