Turizmi në lëvizje: Elbasani me “sytë” te Kalaja, Gjinari dhe Funari

Elbasani synon të forcojë profilin e tij turistik , ndaj sw fundmi janë ndërmarrë iniciativa konkrete në zonat turistike të Gjinarit dhe Funarit. Sipas Drejtorit tw Turizmit nw Bashkinw e Elbasanit Artur Guni paralelisht, po punohet për evidentimin dhe promovimin e potencialeve në të gjitha njësitë administrative, me synimin për t’i kthyer ato në destinacione të qëndrueshme.

Një ndër projektet më të rëndësishme mbetet rivitalizimi i Kalasë së Elbasanit.Për këtë projekt pritet të zhvillohet dëgjesa e parë publike në muajin prill, ndërsa synimi është që kjo pasuri historike të kthehet në një pikë tërheqëse për vizitorët dhe të rrisë ndjeshëm fluksin turistik.

Në fokus mbetet edhe trashëgimia kulturore. Pas përfundimit të rikonstruksionit të Muzeut Etnografik vitin e kaluar, puna po vijon në disa objekte të tjera.

Autoritetet theksojnë se zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit nuk mund të arrihet pa bashkëpunimin me bizneset dhe aktorët lokalë, duke synuar një ofertë të plotë dhe konkurruese për vizitorët.