Çel siparin Panairi Bujqësor në Elbasan/ Ministri Salla: Promovojmë produktet shqiptare, bizneset gjithëpërfshirëse

Panairi Bujqësor çeli sot siparin e tij në Elbasan. Në një lidhje për “Shqipëria Sot”, në ABC News, ministri i Bujqësisë Andis Salla u shpreh se panairi, i cili do të shtrihet edhe në qarqe të tjera të vendit synon promovimin e produkteve shqiptare.

“Jemi sot në Elbasan për panairin e bujqësisë për një pjesë të mirë të produkteve shqiptare. Kemi zgjedhur Elbasanin si për ditën e verës. Sot me 45 subjekteve jemi këtu për të promovuar produktet shqiptare, për të shkëmbyer interesa sidomos ato tregtare. Këtu janë të gjithë produktet nga agropërpunimi, apo agroturizmet e qarkut të Elbasanit”, tha ai, ndërsa prezantoi edhe disa prej masave mbështetëse që qeveria ka parashikuar.

“Kemi disa masa mbështetëse, do vendosim tashmë edhe në paketën e re pran ministrisë paketën e re pranë AZHBR për të mbështetur të gjithë fermerët. Është një paketë e plotë gjithëpërfshirëse dhe do jetë mbështetëse për shumë sektorë, sic është përshembull bletaria. Kemi edhe paketat për 10 % e cdo fature bujqësore që do depozitojnë në tatime për të marrë 10 % të faturës,por do të kemi gjithashtu edhe masa të tjera mbështetëse për prodhime pa pesticide, për një siguri ushqimore për cka prodhojmë dhe eksportojmë”, shtoi ai.

Në vijim Salla tha se panaire do të tilla do të zhvillohen edhe në vendet fqinje me qëllim promovimin e produkteve vendase.

“Panaire të tilla do të kemi në të gjitha vendet, kjo është në përmasa më të mëdha në Elbasan për shkak të Ditës së Verës. Promovimi do jetë edhe në tregjet e vendeve fqinje jo vetëm në Shqipëri. I ftoj qytetarët të blejnë produktet shqip”, përfundoi Salla./abcnews.al