Një 41-vjeçar nga Elbasani është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në kompaninë ku ishte i punësuar si agjent shitjeje.
Rasti u kallëzua në Prokurori nga përfaqësuesi ligjor i kompanisë së shitjes së produkteve ushqimore, sipas të cilit vjedhja ka ndodhur gjatë muajit dhjetor 2025.
Pas denoncimit, policia vuri nën hetim penal personin me inicialet E.T, banues në Elbasan.
Çështja po po ndiqet nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për sqarimin e plotë të rrethanave.
Njoftimi i plotë i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. T., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi përfaqësuesi ligjor i kompanisë së shitjes së produkteve ushqimore, shtetasi B. F., ka kallëzuar se 41-vjeçari, gjatë muajit dhjetor 2025, ka vjedhur një shumë parash gjatë kohës që punonte si agjent shitjeje në këtë kompani. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.