Elbasani po ndërmerr hapa konkretë drejt tranzicionit në një qytet me emetime më të ulëta dhe zhvillim të qëndrueshëm, në kuadër të programit ndërkombëtar NetZeroCities. Në këtë kuadër, po zhvillohen disa projekte që synojnë përmirësimin e menaxhimit të energjisë dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
Një nga projektet kryesore është GreenElb – Green and Sustainable Energy in Elbasan Buildings, i cili fokusohet në forcimin e kapaciteteve të stafit dhe përmirësimin e eficiencës energjetike në ndërtesat publike të qytetit. Projekti synon optimizimin e përdorimit të energjisë, reduktimin e kostove dhe uljen e ndikimit mjedisor.

Përmes këtij projekti, institucionet publike në Elbasan pritet të përfitojnë nga menaxhim më i mirë i energjisë, ndërsa qytetarët do të marrin shërbime më cilësore dhe më të qëndrueshme. Nisma përbën një hap të rëndësishëm në rrugën e qytetit drejt standardeve europiane për mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme.

Programi NetZeroCities synon të mbështesë qytetet në arritjen e neutralitetit klimatik, duke nxitur inovacionin, bashkëpunimin dhe investimet e gjelbra në nivel lokal.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.