Elbasan/ 2800 tonë mbetjet e rrezikshme të ‘Kurum’/ Policia ekzekuton 20 masa sigurie nga 33

Policia ka arritur të ekzekutojë deri më tani 20 masa sigurie nga 33 që u lëshuan në total për transportimin e 2800 tonë mbetje të rrezikshme të kompanisë Kurum.

Nga 33 urdhërarreste të lëshuara nga Prokuroria e Durrësit për skandalin e 2800 tonë mbetjeve të rrezikshme të Kurum, janë ekzekutuar vetëm 20 prej tyre. Operacioni i Policisë së Shtetit për ekzekutimin e masave të sigurisë, nga të cilat 26 arrest me burg dhe 6 arrest shtëpie, u shtri në 3 qytete Tiranë, Elbasan dhe Durrës.